Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Johan Forssell, ministër i Migracionit në Suedi, dëshiron që të rinjtë që kanë marrë vendim dëbimi të kenë mundësi të përfundojnë shkollën e mesme (gjimnazin) para se t’u shqyrtohet përfundimisht e drejta për të qëndruar në vend.
Në një intervistë për radion suedeze Svergies Radio, në emisionin “Ekots lördagsintervju”, ai tha se kërkesa e tyre për të qëndruar në Suedi duhet të merret në shqyrtim vetëm pasi të kenë mbaruar studimet.
“Unë dua që njerëzit që vijnë në Suedi të kenë sukses. Dua që ai që punon, përpiqet dhe bën gjithçka siç duhet, të ketë mundësi të qëndrojë këtu”, tha Forssell.
Të ashtuquajturat “dëbime të adoleshentëve” kanë shkaktuar debat të fortë kohët e fundit. Bëhet fjalë për fëmijët e prindërve që kanë leje qëndrimi në Suedi, por që e humbasin të drejtën për të qëndruar kur mbushin 18 vjeç.
Arsyeja është se për një person që bëhet madhor, lidhja e ngushtë familjare nuk konsiderohet më si “arsye veçanërisht e ndjeshme” për të marrë leje qëndrimi. Ky ndryshim është bërë nga partitë e Marrëveshjes së Tidös, me mbështetjen e Socialdemokratëve.
Burimi: sverigesradio
Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/forssell-m-lat-utvisningshotade-slutfora-gymnasiet
Written by: admin