Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Prej disa muajsh, shumë qytetarë në Suedi po përballen me vështirësi për të tërhequr para nga bankomatët. Sipas organizatave “Konsumatorët e Suedisë” dhe “Kontantupproret”, një në katër bankomatë nuk është në punë.
Situata po bëhet gjithnjë e më serioze dhe mund të kthehet në një krizë shoqërore, paralajmërojnë ata. Shumë njerëz janë të shqetësuar, sidomos të moshuarit që kanë nevojë për para për ushqim dhe ilaçe, por nuk kanë mundësi të përdorin karta bankare apo aplikacione digjitale.
Përfaqësuesit e këtyre organizatave i kërkojnë shtetit të ndërhyjë dhe të sigurojë që të dy mënyrat e pagesës, digjitale dhe me para në dorë, të funksionojnë për të gjithë.
“Shteti i ka lënë bankat të kontrollojnë thuajse gjithçka që ka të bëjë me paratë tona. Kjo është shumë e rrezikshme dhe godet më shumë ata që janë më të dobëtit në shoqëri”, thonë ata në një artikull botuar në gazetën Svenska Dagbladet.
Bazuar në deklaratën e Johanna Hållén (Sveriges Konsumenter) dhe Björn Eriksson (Kontantupproret).
Written by: admin
Post comments (0)