Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Problemet në sistemin e kompanisë ajrore Ryanair shkaktuan vonesa të mëdha gjatë regjistrimit (check-in) në Aeroportin Arlanda, të mërkurën në mëngjes. Sipas gazetës suedeze Aftonbladet, vonesat bënë që shumë pasagjerë të mos arrinin të hipnin në avionët e tyre.
Mes tyre ishte edhe Anette Blank, e cila kishte planifikuar të udhëtonte drejt ishullit të Kretës në Greqi. Ajo tha se situata ishte shumë e rëndë.
“Me siguri rreth 200 persona e humbën këtë fluturim”, u shpreh ajo.
Edhe Johannes Stenberg nuk arriti të kapte fluturimin e mëngjesit drejt Greqisë. Duke folur për gazetën Expressen, ai përshkroi skena kaotike në aeroport.
“Valixhet po hidheshin sa andej-këndej dhe stresi ndihej kudo. Ka jashtëzakonisht shumë njerëz dhe situata është krejtësisht kaotike”, tha ai.
Burimi: Expressen/Aftonbladet
Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/aJKJ04/plan-lamnade-utan-resenarer-vet-inte-vad-som-hander-nu
https://www.expressen.se/nyheter/sverige/bagagekaos-pa-arlanda-varldens-haveri/
Written by: admin