Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nisma e re e qeverisë suedeze për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë përmes një karte aktivitetesh, e cila ofron mes 500 dhe 2000 korona për aktivitete të ndryshme, ka hasur në kritika. Agjencia e Sigurimeve Shoqërore ka shprehur shqetësime në një raport zyrtar dërguar për shqyrtim, sipas agjencisë së lajmeve TT.
Sipas planit të qeverisë, karta do të funksionojë në mënyrë digjitale dhe do të jetë e lidhur me një regjistër të aktiviteteve të aprovuara. Por, Agjencia e Sigurimeve Shoqërore ka ngritur dyshime mbi efektivitetin e këtij sistemi dhe rrezikun e keqpërdorimit të tij.
“Struktura e propozuar me një regjistër të ofruesve nuk garanton që nuk do të ndodhin keqpërdorime ose pagesa të gabuara,” thuhet në raportin e agjencisë.
Kjo kritikë ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si do të zbatohet skema dhe sa e sigurt është që fondet do të përdoren siç duhet nga femijët dhe të rriturit.
Written by: admin
Post comments (0)