Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen në vitin 2026, kartat e votimit do të dërgohen në formë digjitale për të gjithë qytetarët që kanë kuti postare digjitale. Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Zgjedhor i Suedisë (Valmyndigheten) në një njoftim për shtyp.
Sipas Anna Nyqvist, shefe e sekretariatit në këtë institucion, pritet që rreth gjashtë milionë votues t’i marrin kartat e tyre të votimit në këtë mënyrë të re.
“Votuesit nuk do të kenë më nevojë të marrin me vete kartën e votimit kur të shkojnë për të votuar. Mjafton vetëm të kenë një dokument identifikimi. Kjo vlen si për ata që e marrin kartën digjitalisht, ashtu edhe për ata që e marrin në letër,” tha Anna Nyqvist në deklaratën për shtyp.
Për ata që nuk kanë kuti postare digjitale, asgjë nuk ndryshon ata do të marrin kartën e votimit fizike, siç ka ndodhur edhe më parë.
Written by: admin