Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pritshmëritë për çmimet e shtëpive në Suedi vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, sipas Boprisbarometern të Länsförsäkringar.
Sipas sondazhit, katër nga dhjetë suedezë besojnë se çmimet e banesave do të rriten gjatë një viti të ardhshëm.
Marcus Svanberg, drejtor i përgjithshëm i Länsförsäkringar Fastigheter, thotë:
“Pas një periudhe të qetë, tregu i banesave po rifillon të gjallërohet. Më shumë suedezë po dalin për të vizituar banesat, dhe në zonat me treg pune të fortë po shihen rritje të qarta të çmimeve.”
Sondazhi tregon se më optimistë janë banorët e veriut dhe të Suedisë së mesme(norra, Mellansverige), ndërsa më pesimistë janë banorët e Smålandit, Gotlandit dhe Ölandit.
Kjo tregon se besimi në tregun e banesave ndryshon shumë nga një zonë në tjetrën, por në përgjithësi tregu po tregon shenja rigjallërimi.
Written by: admin