Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Drejtues të partisë demokristiane suedeze (KD) paralajmërojnë se “islamizmi i importuar është bërë kërcënim për sistemin”. Në një artikull debati të botuar në gazetën Dagens Nyheter, Ebba Busch, Alice Teodorescu Måwe dhe Magnus Berntsson shkruajnë se një version totalitar i islamit ka filluar të zërë rrënjë në Suedi.
Sipas tyre, një shembull i qartë është ndikimi i organizatës Vëllazëria Myslimane në pjesë të ndryshme të shoqërisë. Ata thonë se kjo lëvizje është e rrezikshme sepse paraqitet si e moderuar, demokratike dhe si përfaqësuese e myslimanëve, por në të njëjtën kohë kundërshton myslimanët sekularë, liberalë dhe reformistë. Sipas autorëve, ajo gjithashtu përhap propagandë radikale islamiste, e cila synon veçanërisht personat që nuk janë të integruar plotësisht në shoqëri.
“Kështu ndodh radikalizimi në praktikë”, shkruajnë ata në artikull.
Autorët propozojnë që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj kësaj lëvizjeje dhe që degët e saj të shpallen organizata terroriste.
Në fund të artikullit, ata theksojnë: “Ne kemi qenë naivë dhe të dobët përballë kërcënimit nga islamizmi.”
Nënshkruesit e shkrimit janë:
Burimi: DN/Omni
Link: https://www.dn.se/debatt/vi-har-varit-naiva-och-fega-infor-hotet-fran-islamism/
https://omni.se/kd-en-totalitar-version-av-islam-har-slagit-rot/a/9pKwoq
Written by: admin