Lajme

KD premton rritje të madhe të barnbidragut nëse fiton zgjedhjet

todayJune 23, 2026 9

Background
share close

Partia Kristdemokrate (KD) premton se do ta rrisë barnbidragun nga 1.250 në 2.000 korona në muaj për çdo fëmijë, nëse fiton zgjedhjet e ardhshme. Këtë e bëri të ditur liderja e partisë, Ebba Busch, gjatë fjalimit të saj në Almedalen.

Sipas Busch, më shumë familje duhet të kenë mundësi të arrijnë “ëndrrën suedeze” për të pasur shtëpi, makinë dhe një jetë të qëndrueshme familjare. Ajo tha se për këtë arsye politika ekonomike duhet të mbështesë më shumë personat me të ardhura të ulëta dhe familjet e klasës së mesme sesa ata me të ardhura të larta.

Aktualisht, barnbidragu në Suedi është 1.250 korona në muaj për çdo fëmijë. Me propozimin e ri të KD-së, kjo shumë do të rritej në 2.000 korona në muaj.

Gjatë fjalimit, Ebba Busch prezantoi gjithashtu atë që e quajti “katër gurët themelorë” të politikës së partisë për mandatin e ardhshëm.

Përveç rritjes së barnbidragut, KD shkon në zgjedhje edhe me dy propozime të tjera të rëndësishme:

  • Leje prindërore pa kuota të detyrueshme për nënën ose babanë, duke u dhënë familjeve më shumë liri për të vendosur vetë.
  • Vendosjen e një kufiri maksimal prej 12 fëmijësh në grupet e çerdheve dhe parashkolloreve për fëmijët nga 0 deri në 3 vjeç.

Këto propozime u prezantuan nga partia gjatë fjalimit të saj në Almedalen, si pjesë e programit për zgjedhjet e ardhshme.

Burimi:SVT

Link: https://www.svtplay.se/video/KnDABAQ/almedalen-partiledartal/ebba-busch-kd

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%