Lajme

Kërcënim me gjoba milionëshe për dyqanet që bëjnë ulje mashtruese në Black Friday

todayNovember 8, 2025 43

Background
share close

Black Friday po afrohet dhe autoritetet suedeze po paralajmërojnë masat më të ashpra ndaj kompanive që përdorin ulje të rreme për të mashtruar konsumatorët. Sipas gazetës Dagens Industri, dhjetë zinxhirë të mëdhenj dyqanesh që u kapën duke mashtruar vitin e kaluar, rrezikojnë gjoba milionëshe nëse përsërisin të njëjtën praktikë edhe këtë vit.

David Ånesjö nga Konsumentverket (Autoriteti i Konsumatorit) tha se institucionit i është dashur të veprojë më rreptë për të siguruar që kompanitë të zbatojnë ligjin e ri për reklamat mashtruese dhe uljet e rreme.

“Shkeljet që kemi parë na kanë detyruar të ndërmarrim hapa më të fortë dhe t’i detyrojmë bizneset të kuptojnë se ligji i ri duhet respektuar,” theksoi Ånesjö.

Sipas autoriteteve, disa kompani vitin e kaluar reklamuan “ulje të mëdha”, ndërsa në realitet kishin rritur çmimet pak para periudhës së ofertave për t’i bërë zbritjet të dukeshin më të mëdha. Nëse këtë vit ndodh e njëjta gjë, kompanitë do të përballen me gjoba që mund të arrijnë në miliona korona.

Konsumentverket ka bërë të ditur se do të ndjekë nga afër reklamat dhe çmimet gjatë fushatës së Black Friday për të mbrojtur konsumatorët nga mashtrimet tregtare.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%