Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze, së bashku me Demokratët e Suedisë, po planifikon që kërkesa për “sjellje të mirë” (vandelskravet) të vlejë edhe për lejet ekzistuese të qëndrimit. Sipas informacioneve nga Expressen, kjo do të thotë se ligji mund të zbatohet edhe për raste të mëparshme, pra në mënyrë retroaktive.
Kjo nënkupton se veprimet e kaluara të një personi do të merren parasysh në vlerësimin e përgjithshëm. Nëse një person ka treguar “mungesë sjelljeje të mirë”, kjo mund të ndikojë në lejen e tij të qëndrimit.
“Mungesa e sjelljes së mirë” mund të përfshijë borxhe, abuzim me sistemin e mirëqenies, si dhe raste kur një person konsiderohet si kërcënim për sigurinë. Këto mund të çojnë deri në dëbim nga vendi.
Ministri i Migracionit, Johan Forssell, do të mbajë sot një konferencë për shtyp së bashku me Ludvig Aspling, Ingemar Kihlström dhe Martin Melin, ku pritet të prezantohet kjo nismë.
Burimi: Expressen
Link: https://www.expressen.se/nyheter/politik/regeringen-foreslar-nya-vandelskrav/
Written by: admin