Lajme

Kërkesat për ndihmë papunësie po bien për të tretin muaj me radhë

todayOctober 14, 2025 27

Background
share close

Numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë nga sigurimi i papunësisë vazhdon të bjerë në Suedi.

Sipas të dhënave më të fundit nga “Sveriges a-kassor” (Shoqatat Suedeze të Sigurimit të Papunësisë), në muajin shtator 28 793 persona kanë bërë kërkesën e tyre të parë për A-Kassa.

Kjo është një ulje prej 8,7% krahasuar me muajin gusht. Nëse krahasohet me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, rënia është edhe më e madhe  26,4%.

Sipas Tomas Eriksson, shef i sekretariatit në Shoqatat Suedeze të Sigurimit të Papunësisë, kjo mund të jetë një shenjë pozitive për tregun e punës.

“Nëse numri i kërkesave të reja vazhdon të ulet gjatë vjeshtës, kjo mund të jetë fillimi i një rënieje të lehtë të papunësisë,” tha ai në një komunikatë për shtyp.

Rënia e kërkesave tregon se më pak persona po mbeten pa punë, çka mund të sinjalizojë se tregu i punës në Suedi po përmirësohet ngadalë pas një periudhe të vështirë ekonomike.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%