Lajme

KËRKESË E RE: TESTI I SHIKIMIT PËR PATENTËN TË BËHET I DETYRUESHËM PËR PERSONAT MBI 45 VJEÇ

todayJuly 5, 2025 61

Background
share close

Shoferët që duan të rinovojnë patentën pas moshës 45 vjeç duhet të bëjnë test shikimi, kjo është kërkesa e katër organizatave suedeze.

Në një shkrim të botuar në gazetën Svenska Dagbladet, katër drejtues organizatash kërkojnë që testimi i shikimit të bëhet i detyrueshëm për të gjithë që janë mbi 45 vjeç dhe duan të vazhdojnë të drejtojnë automjete.

Sipas një kontrolli të quajtur Synbesiktningen, që është testi më i madh i shikimit për shoferët në Suedi, një në dhjetë shoferë nuk i plotëson kushtet e nevojshme për shikim dhe nuk sheh mirë në një distancë prej vetëm një metri.

“Është e logjikshme që çdo shofer të ketë shikim të mirë, pa rëndësi nëse është shofer privat apo profesionist”, thuhet në shkrim.

Sipas tyre, ka shumë arsye për të futur një test të detyrueshëm të syve, dhe pak argumente kundër.

Kush e kërkon ndryshimin:

  • Niklas Stragne, drejtor i Bilprovningen
  • Roland Olsson, drejtor i Synoptik
  • Malin Lundgren, nga Federata Kombëtare për Sigurinë Rrugore (NTF)
  • Maria Prole, kryetare e Unionit të Instruktorëve të Autoshkollave (STR)

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%