Lajme

Kërkohet ligj i ri: Helmetë e detyrueshme për të gjithë çiklistët në Suedi

todayApril 21, 2026 28

Background
share close

Një propozim i ri po ngre debat në Suedi: përdorimi i helmetës mund të bëhet i detyrueshëm për të gjithë, jo vetëm për fëmijët. Aktualisht, ligji kërkon helmetë vetëm për fëmijët deri në 15 vjeç, ndërsa për të rriturit është zgjedhje personale.

Organizata për sigurinë rrugore NTF kërkon ndryshim të ligjit. Sipas saj, të gjithë çiklistët dhe përdoruesit e skuterëve elektrikë duhet të mbajnë helmetë, pavarësisht moshës. Këtë e konfirmon edhe Emelie Hedberg nga NTF, e cila thekson se një ligj i tillë mund të shpëtojë jetë.

Kërkesa vjen pas një studimi të ri me 1,300 persona të moshës 18–65 vjeç. Rezultatet tregojnë një situatë shqetësuese: vetëm 45% e çiklistëve përdorin gjithmonë ose shpesh helmetë. Tek përdoruesit e skuterëve elektrikë, shifra është edhe më e ulët – vetëm 35%.

Kjo ndodh edhe pse shumica e njerëzve e dinë rëndësinë e saj. Plot 79% e çiklistëve dhe 73% e përdoruesve të skuterëve elektrikë thonë se helmeta është e rëndësishme. Sipas Cecilia Friis nga NTF, ekziston një diferencë e madhe mes asaj që njerëzit besojnë dhe asaj që bëjnë në realitet.

Arsyet pse njerëzit nuk përdorin helmetë janë të ndryshme. Sipas studimit:

  • 41% nuk kanë fare helmetë.
  • 31% mendojnë se është e papërshtatshme dhe e bezdisshme për ta mbajtur me vete.
  • Disa e shmangin për arsye estetike, duke thënë se duket keq ose u prish flokët.

Një pjesë e njerëzve ndihen të sigurt edhe pa helmetë. Rreth 20% thonë se nuk e kanë menduar fare, ose se bëjnë vetëm rrugë të shkurtra dhe nuk shohin rrezik.

NTF beson se një ligj do të kishte ndikim të madh. Rreth 34% e të anketuarve thonë se do të përdornin më shpesh helmetë nëse do të ishte e detyrueshme. Sipas organizatës, kjo është një nxitje më e fortë se sa përjetimi i një aksidenti apo rritja e trafikut.

Ekspertët theksojnë se helmeta është mbrojtja më efektive për çiklistët. Lëndimet në kokë janë ndër më të shpeshtat dhe më të rrezikshmet në aksidentet me biçikleta dhe skuterë elektrikë.

Në vitet 2026–2027 do të zhvillohet një nismë kombëtare për të rritur përdorimin e helmetës. Qëllimi është të bëhet normale përdorimi i saj dhe të përfshihen komunat dhe bizneset në këtë përpjekje.

Megjithatë, për NTF mesazhi është i qartë: vetëm një ligj i detyrueshëm mund të rrisë përdorimin e helmetës dhe të shpëtojë jetë.

Fakte kryesore nga studimi:

  • 45% e çiklistëve përdorin gjithmonë ose shpesh helmetë
  • 35% e përdoruesve të skuterëve elektrikë përdorin helmetë
  • 71% e përdorin për arsye sigurie
  • 41% nuk kanë helmetë
  • 31% e konsiderojnë të papërshtatshme për përdorim

Burimi: Carup

Link:https://carup.se/kravet-ny-lag-for-alla-svenskar-som-cyklar/#google_vignette

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%