Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Numri i personave me alergji është rritur ndjeshëm në Suedi gjatë dekadave të fundit, shkruan SvD. Kjo rritje vërehet kryesisht te alergjitë ndaj polenit dhe ushqimeve.
Rritja është veçanërisht e dukshme te fëmijët dhe, sipas Anna Asarnoj, studiuese e alergjive ushqimore në Karolinska Institutet, një nga arsyet mund të jetë kujdesi i tepruar gjatë prezantimit të ushqimeve të reja te foshnjat.
“Frika nga alergjitë ka bërë që shumë prindër të shmangin dhënien e disa ushqimeve, si gjalpi i kikirikut dhe vezët,” thotë ajo.
“Më parë mendonim se ishte më mirë të prisnim, por studimet kanë treguar se kjo mund të rrisë rrezikun e alergjisë. Sot e dimë që testimet e hershëm ndihmojnë në mbrojtje dhe parandalim.”
Written by: admin
Post comments (0)