Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Fillimi i vitit shkollor shpesh sjell shpenzime të mëdha për familjet. Sipas ekonomistit të pranë Ica-banken, Magnus Hjelmér, prindërit përballen jo vetëm me nevojën për rroba të reja dhe aktivitete jashtëshkollore, por edhe me dëshirën e fëmijëve për të pasur të njëjtat gjëra që kanë shokët e tyre.
Për të shmangur shpenzimet e panevojshme, Hjelmér u këshillon prindërve që të fillojnë nga kontrolli i garderobës së fëmijëve dhe të shohin çfarë është me të vërtetë e nevojshme për t’u blerë. Një alternativë tjetër e leverdishme është blerja e gjërave të përdorura.
Ai thekson gjithashtu rëndësinë e të menduarit afatgjatë kur bëhen blerje.
“Një çantë shpine me ngjyrë neutrale mund të përdoret për disa vite dhe të kalohet edhe te vëllezërit ose motrat më të vegjël,” shprehet Hjelmér në listën e tij të këshillave.
Written by: admin