Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 16 vjeç nuk duhet të konsumojnë më shumë se 70 miligramë kafeinë në ditë. Kjo është këshilla zyrtare e Agjencisë Suedeze të Ushqimit (Livsmedelsverket), raporton agjencia e lajmeve TT. Kjo sasi është e barabartë me një filxhan të vogël kafeje.
Sipas Livsmedelsverket, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme që të rinjtë të konsumojnë kafeinë, sidomos përmes pijeve energjike. Të rinjtë janë më të ndjeshëm ndaj kafeinës dhe ajo mund të ndikojë negativisht, veçanërisht në gjumin e tyre.
Përdorimi i kafeinës mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore si rrahje të shpejta të zemrës, marramendje, të përziera, si dhe vështirësi në përqendrim.
“Kemi parë se shumë prindër dhe mësues janë të shqetësuar për këtë zhvillim”, thotë toksikologia Sabina Litens Karlsson për TT.
Konsumi i pijeve energjike tek të rinjtë është dyfishuar në periudhën nga viti 2018 deri në viti 2023.
Sasia e kafeinës në pijet energjike ndryshon nga marka në markë, por shumë produkte përmbajnë 180 deri në 200 miligramë kafeinë për një kanaçe, që është shumë më tepër se sasia e rekomanduar ditore për të rinjtë.
Written by: admin