Lajme

Këshilli i Mbikëqyrjes thërret mbledhje të jashtëzakonshme pas zbulimeve

todayAugust 13, 2025 89

Background
share close

Sot mblidhet Këshilli i Mbikëqyrjes për një takim të jashtëzakonshëm pas disa zbulimeve të lidhura me ministrat e Suedisë, raporton Expressen.

Këshilli përbëhet nga anëtarë të partive parlamentare dhe drejtohet nga shefi i Policisë së Sigurisë (Säpo).

Gjatë takimit, do të diskutohet zbulimi i revistës Expo se djali i ministrit të emigracionit, Johan Forssell (M), është shoqëruar me qarqe të ekstremit të djathtë. Deri tani, Forssell ka folur vetëm në emisionin Nyhetsmorgon të TV4, ku tha se më parë nuk kishte dijeni për lidhjet e të birit.

Në takim do të trajtohet gjithashtu edhe zbulimi i Dagens Nyheter se shtatë truproja të Säpo-s kanë rrjedhur informacione sekrete, përfshirë të dhëna për kryeministrin Ulf Kristersson, përmes aktiviteteve të regjistruara në aplikacionin e stërvitjes Strava.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%