Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sektori i mirëqenies dhe tregtia janë profesionet më të zakonshme në Suedi. Në të njëjtën kohë, tregu i punës është shumë i ndarë sipas gjinisë. Vetëm një në dhjetë ndihmës infermierë është burrë, ndërsa vetëm dy për qind e zdrukthëtarëve janë gra.
Këtë e tregojnë statistikat më të reja nga Enti Qendror i Statistikave të Suedisë (SCB). Statistikat përfshijnë personat e punësuar nga mosha 16 deri në 69 vjeç për vitin 2024.
Në total ka të dhëna për 430 profesione dhe rreth pesë milionë të punësuar. Rreth 3,4 milionë punojnë në sektorin privat. Ndërsa 1,5 milionë punojnë në sektorin publik, pra në shtet, rajone dhe komuna.
Profesionet më të zakonshme në Suedi
Profesioni më i zakonshëm është ndihmës infermier, që punon në shërbimet sociale, kujdes shëndetësor në shtëpi dhe në shtëpi për të moshuar. Janë gjithsej 128 090 persona në këtë profesion.
Në vend të dytë janë mësuesit e arsimit fillor me 119 050 të punësuar. Pas tyre vijnë shitësit në dyqane të specializuara me 116 150 persona. Zhvilluesit e softuerëve dhe sistemeve “IT” janë 110 700. Punonjësit e magazinave dhe terminaleve “Lager” janë 104 570.
Shitësit në dyqane ushqimore janë 103 590. Shitësit e bizneseve janë 93 820. Pastruesit janë 93 170. Ndihmësit e kujdesit shëndetësorë janë 92 370. Kujdestarët e fëmijëve janë 89 890.
Burimi i këtyre të dhënave është Enti Qendror i Statistikave, SCB.
Ndarje e madhe mes grave dhe burrave
Listat e profesioneve ndryshojnë shumë mes grave dhe burrave. Vetëm 13% e ndihmës infermierëve janë burra. Edhe profesioni i dytë më i zakonshëm, mësues i arsimit fillor, dominohet nga gratë.
Profesioni me shpërndarjen më të barabartë gjinore ndër 30 profesionet më të zakonshme është ai i kuzhinierëve, ndihmësve të kuzhinës dhe zhvilluesve të organizimit dhe drejtimit. Aty 49% janë gra dhe 51% burra.
Dallime të mëdha në paga
Sipas shifrave të reja nga organizata Lönelotsarna, ka dallime të mëdha pagash mes profesioneve ku dominojnë gratë dhe atyre ku dominojnë burrat.
Ndihmës Infermierët fitojnë mesatarisht 3 700 korona më pak në muaj krahasuar me profesione të tjera të ngjashme në komuna. Këto profesione kanë kërkesa të njëjta për arsimim, përgjegjësi dhe ngarkesë pune.
Për të mbyllur hendekun e pagave në sektorin e mirëqenies do të nevojiteshin 41 miliardë korona.
Profesionet më të zakonshme për gratë
Ndihmës Infermier është profesioni më i zakonshëm për gratë, ku 87% janë gra. Mësuesit e arsimit fillor janë 74% gra. Kujdestarët e fëmijëve janë 91% gra. Shitësit në dyqane të specializuara janë 62% gra. Pastruesit janë 73% gra.
Burimi SCB.
Profesionet më të zakonshme për burrat
Zhvilluesit e softuerëve dhe sistemeve janë 79% burra. Punonjësit e magazinave dhe terminaleve janë 75% burra. Shitësit e bizneseve janë 72% burra. Shoferët e kamionëve janë 90% burra. Zdrukthëtarët dhe punëtorët e drurit janë 98% burra.
Edhe këto të dhëna vijnë nga SCB.
Profesionet me moshën më të reja dhe më të vjetra
Profesionet me moshën mesatare më të ulët, nën 30 vjeç, janë bartender, sportistët profesionistë, punonjësit e kafeneve si kamarierë dhe banakierë dhe ushtarët.
Moshën mesatare më të lartë e kanë drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e rajoneve dhe komunave, si dhe profesorët. Ata janë mesatarisht 56 vjeç.
Burimi: Arbete.se
Link: https://arbetet.se/2026/01/23/lista-har-ar-sveriges-vanligaste-jobb/
Written by: admin