Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ekonomia në Suedi po vazhdon të rimëkëmbet, edhe pse ka pasiguri për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Kjo bëhet e ditur nga Instituti i Konjukturës në një parashikim të fundit.
Sipas këtij institucioni, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pritet të arrijë në 2,5% këtë vit. Për vitin e ardhshëm, parashikohet një rritje edhe më e lartë, në 2,8%.
Në parashikimin e bërë në muajin dhjetor, ishte pritur që ekonomia të rritej me 2,9% këtë vit dhe me 2,5% vitin tjetër.
Instituti gjithashtu vlerëson se Banka Qendrore e Suedisë mund të rrisë normën bazë të interesit në 2,0% deri në fund të këtij viti. Më pas, kjo normë pritet të rritet më tej, duke arritur në 2,5% deri në vitin 2027.
Burimi: KI/ Placera
Link: https://www.konj.se/publikationer/konjunkturbarometern/2026-03-25-fortsatt-normaltstarkt-stamningslage/
https://www.placera.se/nyheter/svensk-ekonomi-aterhamtar-sig–men-tillvaxten-bromsar-in-2026-03-25
Written by: admin