Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Norma më e ulët e interesit në Suedi ka përfunduar dhe tani pritet një periudhë me rritje të reja. Sipas parashikimit të Institutit të Konjukturës (KI), Banka Qendrore e Suedisë, Riksbanken, do të nisë një seri rritjesh të normës bazë nga 1,75% deri në 2,75% gjatë vitit 2027.
Parashikohet që inflacioni të bjerë nën objektivin prej 2% në vitin 2026. Kjo do të ndodhë për shkak të uljes së përkohshme të TVSH-së për ushqimet dhe taksës mbi energjinë elektrike. Por, kur këto taksa të rikthehen në nivelin e zakonshëm në vitin 2028, inflacioni pritet të ngjitet sërish mbi 2%.
Sipas KI, Riksbanken do të detyrohet ta rrisë normën e interesit mbi nivelin neutral për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe për të balancuar përdorimin e burimeve ekonomike. Në të njëjtën kohë, shpenzimet e mëdha për mbrojtjen do të rëndojnë buxhetin e shtetit.
Megjithatë, lajmi ka edhe anën pozitive: pagat reale pritet të rriten, duke rritur fuqinë blerëse të qytetarëve, ndërsa krona suedeze pritet të forcohet gradualisht në periudhën 2027–2029.
Written by: admin