Lajme

Kivra teston tarifë të re: Paguaj ose humb dokumentet

todaySeptember 6, 2025 85

Background
share close

Mijëra përdorues të aplikacionit të njohur të pagesave Kivra janë përballur dje me një njoftim të pazakontë kur kanë hyrë në llogaritë e tyre.

Në mesazh shkruhej:

“Doni t’i mbani faturat dhe postën më të vjetër se 30 ditë? Tani kuponët, letrat dhe faturat ruhen për 30 ditë dhe më pas fshihen. Mund të blini ruajtje të pakufizuar për 9 krona në muaj për t’i mbajtur të gjitha dokumentet në Kivra.”

Kompania: Ende pa tarifa

Sipas Henrik Höglin, shef i komunikimit në Kivra, kjo nuk do të thotë se kompania ka vendosur të fusë një pagesë të re. Shërbimi vazhdon të jetë falas për të gjithë përdoruesit.

Ai thekson se bëhet fjalë vetëm për një test, për të parë nëse përdoruesit janë të gatshëm të paguajnë për disa funksione shtesë.

“Për të ndërtuar shërbimin më të mirë, ne provojmë shpesh versione të ndryshme të Kivra-s. Këto teste na ndihmojnë të mbledhim reagime dhe të kuptojmë si mund të vazhdojmë me inovacion dhe siguri për të gjithë përdoruesit”, tha Höglin për Expressen.

Mundësi shqetësuese për klientët

Nëse një tarifë e tillë bëhet realitet, shumë përdorues do të preken, sidomos ata që ruajnë dokumente të rëndësishme si listë-pagat, deklaratat tatimore dhe faturat e tyre në Kivra.

Jo testi i parë

Ky nuk është testi i parë që kompania ka bërë. Në korrik, Kivra provoi një model tjetër ku përdoruesit duhet të paguanin për të marrë kuponë dhe për të bërë pagesa faturash. Atëherë, kompania testoi nëse klientët ishin të gatshëm të paguanin 200 korona në vit për shërbimin.

Ende nuk dihet nëse Kivra do të bëhet shërbim me pagesë në të ardhmen, apo do të mbetet falas si deri tani.

Çfarë është Kivra?

  • Kivra është një kuti postare digjitale ku mblidhen fatura dhe dokumente të tjera që duhen paguar.
  • Ka mbi 6 milionë përdorues në Suedi.
  • Më shumë se 47 mijë kompani dhe institucione shtetërore dërgojnë dokumente përmes tij.
  • Përmes Kivra-s, përdoruesit marrin letra nga autoritetet, kompani, listë-paga, raportime kredie dhe thirrje për vizita mjekësore.
  • Sipas kompanisë, Kivra është më i sigurt se posta e zakonshme: të dhënat janë të koduara dhe asgjë nuk humbet.

Debati për konkurrencën

Ndërkohë, kritikët e Bank-ID kanë ngritur shqetësime për dominimin e tij në tregun suedez, duke kërkuar më shumë konkurrencë në shërbimet digjitale një rol që edhe Kivra mund të marrë në të ardhmen.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%