Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kompania suedeze Klarna po zgjeron bashkëpunimin me konkurrentët e saj nordikë të Swish-it, Vipps dhe Mobilepay. Tani Klarna do të jetë një opsion pagese brenda aplikacioneve të tyre, shkruan Finansmarknaden.
Drejtori i Klarnës për vendet nordike, Björn Bryngelson, tha se bashkëpunimi po shkon në një nivel të ri.
“Tani po e çojmë këtë partneritet në një hap më të lartë, pasi Vipps dhe Mobilepay do të integrojnë Klarnan si mënyrë pagese në portofolat e tyre digjitale,” tha ai për median.
Sipas Bryngelson, tregtarët në Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë ndryshim. Dyqanet që tashmë pranojnë pagesa përmes Vipps-it norvegjez ose Mobilepay-t danez do të përfitojnë automatikisht nga mundësia për të pranuar pagesa edhe me Klarnan.
Written by: admin