Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Klausolat e konkurrencës po shfaqen gjithnjë e më shpesh në kontratat e punës në Suedi, duke kufizuar lirinë e të punësuarve për të ndërruar vendin e punës pa rrezikuar konflikte ligjore. Këto klauzola ndalojnë punonjësit që të punojnë për konkurrentë të ish-punëdhënësit pas largimit nga pozicioni i tyre.
Sipas disa sindikatave, të cilat e kanë ngritur shqetësimin për radion Ekot, këto klauzola po bëhen pengesë për të punësuarit që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre. Një grua që përfundoi në një proces gjyqësor për shkak të një klauzole të tillë rrëfen përjetimet e saj. “Ishte një periudhë shumë e vështirë, e lodhshme. Nuk isha aspak e përgatitur për këtë,” shprehet ajo.
Shtimi i këtyre kufizimeve po ngre pikëpyetje për sindikatat, të cilat argumentojnë se klauzolat e konkurrencës mund të dëmtojnë zhvillimin profesional dhe të kufizojnë lirinë e tregut të punës.
Written by: admin
Post comments (0)