Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ekonomia e Norvegjisë po kalon ditë të arta, pavarësisht se interesat e obligacioneve shtetërore janë rritur pas vendimit të djeshëm për normën bazë. Lajmin e raporton E24.
Banka Qendrore e Norvegjisë uli normën bazë me 25 pikë ditën e djeshme. Ky vendim ndikoi që norma e obligacioneve 10-vjeçare të ngjitej lart. Por sipas strategut të SB1 Markets, Dane Cekov, kjo është shenjë që ekonomia po ecën shumë mirë.
“Shigjetat tregojnë vetëm lart, lart, lart. Unë nuk jam i shqetësuar për ekonominë norvegjeze,” tha Cekov për median financiare.
Sipas E24, konsumi në vend është rritur, pagat po shtohen me ritme të larta dhe produktiviteti ka dalë më i mirë se sa pritej. Ndërkohë, Zyra e Statistikave të Norvegjisë vlerëson se papunësia do të arrijë kulmin këtë vit në 4,6%, përpara se të fillojë të bjerë gjatë viteve të ardhshme.
Sipas Cekov, i vetmi rrezik i mundshëm për ekonominë norvegjeze nuk vjen nga brenda vendit, por nga zhvillimet në Shtetet e Bashkuara.
Written by: admin