Lajme

Komuna e Östersundit ka filluar të përdorë inteligjencën artificiale (AI) për të zbuluar banorët që nuk ndajnë siç duhet mbeturinat

todayOctober 30, 2025 51

Background
share close

Komuna e Östersundit ka filluar të përdorë inteligjencën artificiale (AI) për të zbuluar banorët që nuk ndajnë siç duhet mbeturinat, raporton TV4.

Një sistem AI, i lidhur me një kamerë, kontrollon automatikisht përmbajtjen e koshave të plehrave dhe sinjalizon nëse, për shembull, dikush ka hedhur plastikë te mbeturinat ushqimore.

Personat që kapen duke shkelur rregullat mund të gjobiten me 200–300 krona.

Udhëheqësi i projektit, Jens Söderman, pranon se ka marrë disa ankesa nga banorët që nuk janë të kënaqur me faktin që plehrat e tyre po kontrollohen, por në përgjithësi reagimet kanë qenë pozitive sidomos nga komuna të tjera.

“Jam pothuajse i ‘bombarduar’ nga të tjerë që janë kuriozë si funksionon kjo. Besoj se kjo metodë do të përhapet gjerësisht në të ardhmen,” ka thënë ai.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%