Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qarku i Stokholmit kryeson në Suedi për numrin më të madh të komunave që ulin taksën komunale në vitin 2026. Pothuajse çdo komunë e tretë në qark vendos të ulë taksat për banorët.
Sipas ekspertëve, arsyet kryesore janë se viti 2026 është vit zgjedhor dhe se gjendja ekonomike është përmirësuar krahasuar me vitet e fundit.
“Edhe në vitin zgjedhor 2022 pamë ulje të ngjashme të taksave, thotë Emelie Värja”, kryeekonomiste në Shoqatën Suedeze të Komunave dhe Rajoneve (SKR).
Tetë komuna në qark ulin taksën komunale
Nga gjithsej 26 komuna në qarkun e Stokholmit, tetë komuna ulin taksën komunale në vitin 2026.
Uljen më të madhe e bën Haninge, ku taksa ulet me 50 öre për çdo 100 krona të ardhura, sipas të dhënave nga Enti Qendror i Statistikave (SCB).
“Ulja e taksës është rezultat i një pune strategjike dhe afatgjatë për të bërë më efikase organizatën komunale”, thotë Sven Gustafsson, kryetar i këshillit komunal në Haninge.
Miliona krona më pak të ardhura për komunat
Ulja e taksave do të thotë më pak të ardhura për komunat.
Në Nacka, ku taksa ulet me 0,10 öre, komuna humb rreth 40 milionë krona në të ardhura.
Në Södertälje, ku taksa ulet po aq, humbja është rreth 25 milionë krona gjatë vitit.
Kur llogaritet për çdo banor:
Dallimi vjen sepse Nacka ka kapacitet më të lartë tatimor, pra banorët kanë të ardhura mesatare më të larta.
45 komuna në gjithë Suedinë ulin taksën
Në nivel kombëtar, nga 290 komuna në Suedi, 45 komuna vendosin të ulin taksën komunale në vitin 2026.
Vetëm Rajoni i Stokholmit ul taksën rajonale
Nga 21 rajone në Suedi, vetëm Rajoni i Stokholmit vendos të ulë taksën rajonale këtë vit. Ulja është 0,05 korona.
Sipas SKR-së, uljet e taksave janë shumë të rralla për rajonet. Hera e fundit që një rajon uli taksën ishte para vitit 2012.
Inflacioni më i ulët ndihmon ekonominë
Sipas kryeekonomistes Emelie Värja, arsyet e uljes së taksave komunale dhe rajonale lidhen kryesisht me:
“Kur inflacioni bie, komunat dhe rajonet nuk janë më aq të ngarkuara për të paguar kostot e pensioneve të punonjësve”, shpjegon ajo.
ULJET E TAKSAVE 2026
(Taksë komunale dhe rajonale)
Komuna me ulje më të mëdha
Komuna dhe qytete me ulje −0,05
Taksë rajonale është një taksë që paguhet nga banorët dhe është pjesë e taksës komunale.
Burimi: SKR / SCB/ SVT
Link: https://www.svt.se/nyheter/lokalt/stockholm/har-ar-stockholmskommunerna-som-sanker-skatten-2026
Written by: admin