Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sveriges Kommuner och Regioner, organizata që përfaqëson komunat dhe rajonet në Suedi, i ka kërkuar qeverisë suedeze të rrisë mbështetjen financiare për komunat në të gjithë vendin. Lajmi është raportuar nga TT.
Sipas organizatës, nëse qeveria nuk jep më shumë ndihmë ekonomike, shumë komuna do të detyrohen të rrisin taksat për banorët.
Ekonomistja kryesore e organizatës, Emelie Värja, gjatë një konference për media tha se shumë komuna në Suedi po përballen me një problem të madh: numri i banorëve po zvogëlohet, ndërsa mosha mesatare e popullsisë po rritet.
Ajo shpjegoi se kur banorët bëhen më pak, të ardhurat e komunave nga taksat bien menjëherë. Në të njëjtën kohë, shpenzimet mbeten të larta dhe janë shumë të vështira për t’u ulur ose përshtatur.
“Kur popullsia zvogëlohet dhe plaket, të ardhurat humbasin menjëherë, ndërsa kostot janë shumë më të vështira për t’u ndryshuar”, tha ajo.
Burimi: Omni/TT
Link:https://tt.omni.se/kommunerna-mer-bidrag-annars-hojer-vi-skatten/a/43b5kg
Written by: admin