Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Konsumentverket ka prezantuar llogaritjet e reja, sipas të cilave një familje me dy fëmijë të vegjël pritet të ketë rreth 20% më pak shpenzime për ushqim vitin e ardhshëm. Lajmi raportohet nga Ekot.
Sipas institucionit, ulja nuk vjen kryesisht sepse ushqimet do të bëhen më të lira në dyqane, por për shkak të një metode të re llogaritjeje. Në këtë metodë merren parasysh disa faktorë të rinj: TVSH-ja e ulur e ushqimeve, udhëzimet e reja ushqyese që rekomandojnë më pak mish të kuq dhe fakti se shumë suedezë sot jetojnë një jetë më të ulur dhe kanë nevojë për më pak ushqim se më parë.
Edhe pse kjo nuk do të thotë se çmimet në market do të ulen ndjeshëm, shifrat e reja mund të jenë një ndihmë për familjet që duan të marrin një kredi më të madhe për shtëpi, pasi ulja e kostove të ushqimit përmirëson përllogaritjen e buxhetit të tyre.
Written by: admin