Lajme

Kontroll i ri në Arlanda: Shenjat e gishtave dhe foto për disa udhëtarë

todayAugust 7, 2025 54

Background
share close

Nga 12 tetori 2025, Aeroporti Arlanda në Stokholm do të vendosë një sistem të ri për kontrollin e kufijve. Ky sistem do të përdorë kamera, skanerë dhe pajisje për të marrë shenjat e gishtave dhe fotografi të fytyrës për disa nga udhëtarët.

Sistemi quhet EES – Entry/Exit System dhe është krijuar nga Bashkimi Evropian për të kontrolluar më mirë hyrjet dhe daljet nga vendet e BE-së dhe zonës Shengen.

Kë përfshin ky rregull?

Ky rregull vlen vetëm për udhëtarët që vijnë nga vende jashtë BE-së dhe Shengenit. Pra, nëse dikush vjen nga SHBA, Britania, India apo vende të tjera të botës, duhet të japë shenjat e gishtave dhe të fotografohet në kontrollin e pasaportave.

Kush nuk përfshihet?

Nuk përfshihen:

  • Qytetarët e BE-së (si suedezët, gjermanët, francezët etj.)
  • Qytetarët e vendeve të zonës Shengen
  • Personat që kanë leje qëndrimi në Suedi

Çfarë ruan sistemi?

Sistemi EES do të ruajë:

  • Datën dhe orën kur hyn dhe del nga vendi
  • Shenjat e gishtave
  • Fotografinë e fytyrës
  • Kohën e qëndrimit në zonën Shengen (maksimumi 90 ditë në 180 ditë)

Sistemi i vjetër me vula në pasaportë do të largohet.

Çfarë ndodh më pas?

Nga viti 2026, do të futet edhe një rregull tjetër: ETIAS, një leje udhëtimi që duhet ta marrë çdo udhëtar nga jashtë BE-së përpara se të niset për në Evropë, e ngjashëm me sistemin ESTA që përdor SHBA.

Sistemi do të përdoret kudo

Ky sistem nuk do të jetë vetëm në Arlanda, por në të gjithë aeroportet dhe portet që kanë linja për në vende jashtë Shengenit.

Nëse nuk do të futesh në këtë sistem, udhëto me tren brenda Evropës. Ose, edhe më mirë, merr një pasaportë të BE-së.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%