Lajme

Kontrolle të reja për shtetësinë suedeze, koha e pritjes edhe më e gjatë.

todaySeptember 6, 2025 837 1

Background
share close

Procesi për marrjen e shtetësisë suedeze po zgjatet edhe më shumë. Arsyeja janë kontrollet e reja të identitetit dhe kërkesa që aplikuesit të paraqiten personalisht në Migrationsverket.

Çfarë ka ndryshuar?

Që nga pranvera, të gjithë ata që kërkojnë shtetësinë duhet të plotësojnë një pyetësor më të zgjeruar dhe të shfaqen fizikisht në zyrat e Migrationsverket. Qëllimi është të sigurohet më mirë identiteti i aplikuesve.

Kjo ka bërë që procesi, i cili edhe më parë kritikohej për vonesa, tani të bëhet edhe më i ngadaltë.

  • Në mars u miratuan 3 234 aplikime për natyralizim (të huaj që kërkojnë shtetësi suedeze).
  • Në prill dhe maj, pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja, u miratuan vetëm 15 aplikime.
  • Në korrik, numri u rrit sërish në 2 210.

“Ende në fazën e zbatimit”

Sipas Sara Sjudin, shefe sektori në Migrationsverket, rënia gjatë pranverës lidhet me fazën e implementimit të kontrolleve të reja. Megjithatë, autoriteti ka ulur parashikimet:

  • 23 000 çështje më pak do të zgjidhen këtë vit.
  • 22 000 më pak do të zgjidhen vitin 2026, krahasuar me parashikimet e bëra në tetor 2024.

“Ne besojmë se ende jemi në fazën e zbatimit. Ritmi mund të përmirësohet pak, por nuk do të arrijë nivelet e mëparshme, pasi kontrollet do të mbeten”, tha Sjudin.

Pritje gati dy vjet

Aktualisht, koha mesatare e pritjes për të marrë një vendim për shtetësi është rreth 660 ditë, pra gati dy vjet.

Vetëm në korrik, 91 457 persona ishin në pritje të përgjigjes për aplikimin e tyre. Këtu përfshihen edhe lloje të tjera të çështjeve për shtetësi.

Efektet priten në vjeshtë

Migrationsverket thotë se efektet e plota të kontrolleve të reja do të shihen gjatë vjeshtës. Atëherë do të jetë më e qartë nëse janë zbuluar më shumë identitete të rreme ose nëse është rritur numri i refuzimeve.

Çfarë pritet në të ardhmen?

Në plan është që procesi të ketë edhe hapa të tjerë, mes tyre një provim për shtetësi. Deri atëherë, autoriteti do të shqyrtojë aplikimet sipas ligjeve ekzistuese.

“Ne nuk mund të marrim parasysh një ligj që ende nuk ekziston. Punojmë sipas rregullave që kemi, derisa të hyjnë në fuqi të reja”, tha Sara Sjudin.

Burimi: SVD

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%