Lajme

Korrje e dobët e drithërave këtë vit, priten rritje të çmimeve.

todayJuly 13, 2026 1

Background
share close

Dimri i ftohtë që kaloi ka ndikuar negativisht në prodhimin e drithërave këtë vit. Sipas raportimit të radios suedeze P4 Uppland, fermerja Tina Rudolphson është detyruar, për herë të parë, ta mbjellë sërish grurin e dimrit.

Ajo tregon se kjo i ka sjellë shpenzime shumë më të mëdha.

“Janë shpenzime të dyfishta. Kam mbjellë dy herë dhe kam marrë vetëm një korrje. Kjo është një kosto e madhe”, është shprehur Rudolphson.

Ndërkohë,  shoqata e bujqësisë suedeze Lantmännen parashikon që korrja e drithërave këtë vit do të jetë rreth 20% më e vogël se ajo e vitit të kaluar. Sipas saj, kjo rënie e prodhimit mund të sjellë rritje të çmimeve të produkteve për konsumatorët.

Burimi: Sverigesradio

Link; https://www.sverigesradio.se/artikel/risk-for-prishojning-pa-spannmal

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%