Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një formë e re kriminaliteti po shqetëson policinë në veri të Norvegjisë. Bandat kriminale tashmë po shfrytëzojnë turistët që udhëtojnë drejt Skandinavisë për të parë aurorën boreale, fenomenin e njohur të dritave veriore.
Sipas një reportazhi të publikuar nga The New York Times, policia në qytetin Tromsø po përballet gjithnjë e më shumë me grupe të huaja që organizojnë ture turistike pa licencë.
Ndryshe nga krimet e zakonshme si kontrabanda, grabitjet apo vjedhjet, këto banda fitojnë para duke ofruar guida të paligjshme për turistët. Ata organizojnë udhëtime për të parë aurorën boreale pa pasur leje apo autorizim zyrtar.
Shefi i policisë, Kurt Kolvereid Jacobsen, i cili drejton njësinë speciale të krijuar për të luftuar këtë fenomen, thotë se aktiviteti i tyre është i vështirë për t’u ndalur.
“Gjithçka që u duhet është një makinë dhe njohuria se ku duhet të shkojnë,” u shpreh ai.
Numri i turistëve në Tromsø është shumë i madh, gjë që krijon terren të favorshëm për mashtruesit. Vetëm gjatë muajit shkurt, në aeroportin ndërkombëtar të qytetit kanë mbërritur rreth 137 mijë vizitorë.
Sipas policisë, shumë turistë bien pre e ofertave të paligjshme dhe paguajnë shuma të mëdha parash. Në disa raste, turistëve u janë kërkuar deri në 45 mijë krona suedeze për pesë ditë guidë turistike.
Autoritetet norvegjeze po përpiqen të ndalin këtë fenomen dhe u bëjnë thirrje turistëve që të zgjedhin vetëm kompani të licencuara dhe të kontrolluara nga shteti.
Burimi:NY/NRK
Link:https://www.nytimes.com/2026/05/03/world/europe/norway-northern-lights-tromso.html
https://www.nrk.no/nordland/ulovlig-nordlysturisme_-12-asiater-utvist-fra-norge-pa-tre-maneder-1.17719719
Written by: admin