Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 u raportuan 690 224 krime në Suedi, 5% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan TT.
Numri i vjedhjeve dhe i thyerjeve me forcë ka rënë ndjeshëm, ndërsa mashtrimet janë shtuar.
“Rutina dhe jeta jonë po zhvendosen gjithnjë e më shumë online dhe po kështu po zhvendoset edhe kriminaliteti,” thotë kriminologu Manne Gerell.
Sipas tij, ky zhvillim ka nisur prej kohësh në botën perëndimore 20 vite më parë, numri i vjedhjeve nga makinat ishte i barabartë me mashtrimet, por tani mashtrimet janë dhjetë herë më të shumta.
Përparimi i inteligjencës artificiale është një shqetësim shtesë në të ardhmen, mashtrimet mund të automatizohen, shton ai.
Written by: admin