Lajme

Kristdemokraterna voton për ndalimin e burkës dhe të çdo maskimi tjetër të fytyrës

todayNovember 14, 2025 24

Background
share close

Partia Kristdemokraterna ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme të kërkojë një ndalim të burkës dhe nikabit në mjedise publike, raporton agjencia TT.

Gjatë votimit u shtua edhe një përshkrim i ri, ku thuhet se ndalimi duhet të vlejë edhe për “maskime të tjera të fytyrës”. Ky ndryshim u bë pasi disa degë të partisë nuk donin që të përmendeshin në mënyrë të veçantë vetëm burka dhe nikabi. Qëllimi ishte që të shmangeshin kritikat për kufizim të lirisë fetare.

Megjithatë, udhëheqja qendrore e partisë ishte kundër këtij ndryshimi.

Ministrja e shëndetësisë, Elisabeth Lann, u shpreh:

“Kjo nuk është një veshje neutrale për nga vlerat. Është e rëndësishme të mos krahasohet burka me maskime të tjera të fytyrës.”

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%