Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të hënën pasdite, qeveria suedeze dha një konferencë për shtyp për situatën e sigurisë pas shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore evropiane nga dronët.
Në konferencë morën pjesë kryeministri Ulf Kristersson, ministrja e Jashtme Maria Malmer Stenergard dhe ministri i Mbrojtjes Pål Jonson. Para konferencës, ata kishin zhvilluar një takim me të gjitha partitë e parlamentit suedez.
Kryeministri Kristersson njoftoi se Suedia do ta ndihmojë Danimarkën për të siguruar samitin e BE-së që do të mbahet në Kopenhagen, duke dërguar sisteme suedeze kundër dronëve.
“Qëllimisht ose jo, sulmet me dronë po e vështirësojnë aftësinë e Danimarkës për të mbajtur dy samitet e BE-së të planifikuara për të mërkurën”, tha Kristersson.
Ministrja e Jashtme, Maria Malmer Stenergard, theksoi se Evropa ndodhet në një “situatë shumë serioze sigurie” dhe se për këtë arsye Suedia duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet fqinje.
Në fund, kryeministri Kristersson paralajmëroi:
“Ajo që ka ndodhur në Poloni, Estoni dhe Danimarkë mund të kishte ndodhur po aq lehtë edhe në Suedi dhe mund të ndodhë në të ardhmen”.
Written by: admin