Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sot, më 23 maj, kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se edhe pse kërcënimi terrorist ndaj vendit është më i ulët se më parë, puna për të mbrojtur sigurinë duhet të vazhdojë me përkushtim të madh.
Shërbimi i Sigurisë Suedeze (Säpo) ka ulur nivelin e kërcënimit terrorist nga 4 në 3, në një shkallë prej 5 nivele. Kjo do të thotë se rreziku është më i vogël, por ende ekziston.
Sipas Säpo-s, kjo ndodh sepse rreziku nga grupet ekstremiste që përdorin dhunë është zvogëluar. Megjithatë, Kristersson thekson se situata mbetet serioze dhe nuk duhet të pushohet puna për të mbrojtur vendin.
“Masat që kemi marrë po japin rezultat, por ne ende duhet të jemi të kujdesshëm,” tha kryeministri në një deklaratë për mediat.
Written by: admin
Post comments (0)