Lajme

Kristersson: Më pak azilkërkues, më shumë kthime, një e nesërme më e mirë po na pret.

todaySeptember 9, 2025 42

Background
share close

Kryeministri Ulf Kristersson (Moderaterna) në deklaratën e tij për qeverinë foli gjerësisht për politikën e emigracionit.

Ai tha se azilkërkuesit janë ulur me gati 60% që nga viti 2022, ndërsa numri i atyre që janë kthyer në vendet e tyre është rritur po aq. Sipas tij, kjo është rezultat i një politike për “rregull dhe qartësi” në çështjet e azilit. Kristersson shtoi se tani vëmendja do të përqendrohet tek punëtorët e huaj të kualifikuar.

“Suedia për një kohë të gjatë ishte një shembull negativ në Bashkimin Europian. Tani nuk është më kështu”, tha ai.

Përveç emigracionit, kryeministri foli edhe për tema të tjera si kriminaliteti, koha që fëmijët kalojnë para ekraneve, numri historikisht i ulët i lindjeve, energjia pa lëndë fosile dhe luftërat në Ukrainë e Gaza.

Ai e quajti mbështetjen për Ukrainën si detyrën më të rëndësishme të politikës së jashtme për Suedinë.

Në fund të fjalimit, Kristersson tha se misioni i qeverisë është që Suedia të bëhet më e sigurt, më e pasur dhe më e bashkuar rreth vlerave të përbashkëta.

“E gjitha kjo është e mundur nëse ne e vendosim. Një e nesërme më e mirë po na pret”.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%