Lajme

Kristersson: Mos sillni urrejtjen nga Lindja e Mesme në Suedi

todayJune 12, 2025 39

Background
share close

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka reaguar pasi disa politikanë suedezë janë kërcënuar dhe sulmuar nga aktivistë gjatë ditëve të fundit.

Ai thotë se këto veprime janë rrezik për demokracinë dhe nuk kanë vend në një shoqëri si Suedia. Në një deklaratë për gazetën Aftonbladet, Kristersson shprehet se disa persona po përhapin urrejtje, gënjeshtra, lavdërim të terrorizmit dhe antisemitizëm, gjë që po krijon ndasi në shoqëri.

“Mos i sillni konfliktet e Lindjes së Mesme në rrugët dhe sheshet tona,” shkroi ai.

Kryeministri thekson se është detyrë e të gjithëve të mbrojnë paqen dhe demokracinë në vend.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%