Lajme

Kristersson: Nuk i kam premtuar SD-së postin e ministrit të emigracionit

todayApril 23, 2026 119

Background
share close

Ulf Kristersson thotë se nuk i ka premtuar partisë SD se do të marrë postin e ministrit të emigracionit nëse partitë e marrëveshjes Tidö fitojnë zgjedhjet. Ai e deklaroi këtë në një intervistë për gazetën SvD.

Më 1 prill, Kristersson mbajti një konferencë për shtyp që mori shumë vëmendje. Aty ai tha se ishte i gatshëm të përfshinte SD-në në qeveri. Si kundërpërgjigje, SD njoftoi se Kristersson ishte kandidati i tyre për kryeministër.

Pas këtij njoftimi, shumë njerëz menduan se SD ishte premtuar për postin e ministrit të emigracionit. Edhe liderja e KD-së, Ebba Busch, e kritikoi këtë duke e quajtur “një gabim taktik në negociata” dhe tha se Kristersson kishte dhënë paraprakisht kartën e tij më të fortë në negociata.

Por vetë Kristersson e mohon këtë. Ai thotë se nuk ka pasur asnjë premtim të tillë.

“ Një qeveri formohet vetëm kur formohet zyrtarisht dhe atëherë partitë që marrin pjesë negociojnë si për politikat në detaje, ashtu edhe për ndarjen e posteve ministrore”, u shpreh ai.

Burimi: SVD

Link: https://www.svd.se/a/0pBPLg/ulf-kristersson-naturligt-om-sd-far-ansvar-for-invandring

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%