Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze po kritikohet ashpër nga opozita socialdemokrate për shkak se rrjetet e bankave nëntokësore, ku para cash nxirren nga Suedia dhe dërgohen jashtë vendit për t’u pastruar, ende nuk janë ndalur.
Kryetari i komisionit të taksave në parlament, Niklas Karlsson (S), kërkon që qeveria të japë shpjegime të qarta.
“Mendoj se qeveria nuk e ka marrë këtë çështje me seriozitetin e duhur. Ata thjesht kanë dështuar në këto tema,” tha Karlsson për Ekot.
Nga ana tjetër, ministri i tregjeve financiare, Niklas Wykman (M), e hodhi poshtë kritiken dhe e quajti atë “të pakuptueshme”. Sipas tij, është qeveria e mëparshme ajo që ka qenë tepër pasive për shumë vite në këtë çështje.
Çështja e pastrimit të parave dhe transferimit të tyre jashtë vendit mbetet një nga debatet më të nxehta mes qeverisë dhe opozitës.
Written by: admin