Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Propozimi i ri i qeverisë për ligjin mbi “masat e ndërmjetme me detyrim” po kritikohet nga Akademikerförbundet SSR. Sipas tyre, këto masa mund ta vështirësojnë punën e shërbimeve sociale dhe të rrisin frikën tek qytetarët për të kërkuar ndihmë.
Kryetarja e SSR-së, Heike Erkers, shprehet e zhgënjyer me qeverinë.
“Ne jemi të zhgënjyer nga qeveria. Këto propozime nuk do ta ndihmojnë shërbimin social në ndryshimin për të punuar më shumë në parandalim. Përkundrazi, ekziston rreziku që më shumë njerëz të zgjedhin të mos kërkojnë ndihmë”, thuhet në deklaratën e saj për media.
Sipas SSR-së, nuk ka prova shkencore që tregojnë se masat me detyrim japin rezultatet e dëshiruara. Ata kërkojnë në vend të kësaj më shumë burime financiare, më shumë njohuri dhe kushte më të mira pune për punonjësit e shërbimeve sociale.
Propozimi për “masat e ndërmjetme me detyrim” parashikon që shërbimet sociale të kenë më shumë fuqi për të ndërhyrë në rastet e fëmijëve dhe të rinjve, për të parandaluar që ata të dëmtohen, edhe kur prindërit nuk japin pëlqimin. Gjithashtu, shërbimi social do të mund të vendosë kushte të veçanta që mund të shoqërohen edhe me gjoba.
Burimi: TT
Link: https://via.tt.se/pressmeddelande/4332526/nya-verktyg-forsvarar-for-socialtjansten?lang=sv&publisherId=3236019
Written by: admin