Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Brenda partisë Svergiedemokraterna (SD) ka pakënaqësi dhe kritika ndaj qeverisë. Sipas burimeve të brendshme që kanë folur për gazetën Expressen, disa anëtarë të SD-së mendojnë se qeveria po e zvarrit qëllimisht çështjen e heqjes së lejeve të përhershme të qëndrimit.
Kritikat drejtohen kryesisht ndaj Moderatave dhe politikës së tyre për emigracionin.
“Sigurisht që nuk u besoj atyre”, ka thënë një burim i SD-së për Expressen.
Sipas disa zërave brenda partisë, qeveria po përdor “perde tymi” për ta lënë këtë çështje të harrohet, sepse ajo shihet si një temë e vështirë për partitë e tjera që janë pjesë e Marrëveshjes së Tidös.
Megjithatë, jo të gjithë në SD janë po aq kritikë. Disa mendojnë se gjëja më e rëndësishme është ulja e përgjithshme e emigracionit, pavarësisht debatit për lejet e përhershme.
Më herët është bërë një hetim i vogël për këtë çështje. Por si Liberalerna ashtu edhe kristiandemokraterna vlerësojnë se ai hetim nuk ka qenë i mjaftueshëm për të marrë një vendim përfundimtar.
Burimi: Expressen/SVT/Aftonbladet
Link: https://www.expressen.se/nyheter/politik/sd-kallor-m-gar-inte-att-lita-pa/
https://www.svt.se/nyheter/inrikes/akesson-missade-presstraff-vi-ar-inte-helt-overens
https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/JOxv6R/sd-permanenta-uppehallstillstand-till-tillfalliga
Written by: admin