Lajme

Kritikat hidhen poshtë: “Terminali i Slussen-it është i sigurt”

todaySeptember 12, 2025 48

Background
share close

Nuk ka arsye të thirret një grup ndërkombëtar ekspertësh për të kontrolluar sigurinë e terminalit të ri të autobusëve në Slussen, i cili do të hapet në vitin 2026.

Këtë e thotë zëdhënësi i shtypit i Administratës së Transportit, Andreas Strömberg, në një deklaratë për gazetën suedeze Dagens Nyheter.

Kritika për sigurinë janë ngritur nga përfaqësues sindikalë dhe inspektorë kryesorë të sigurisë, por Strömberg thekson se ndërtimi është analizuar për rreziqe gjatë disa viteve dhe sipas tij terminali është “mjaftueshëm i sigurt”.

Nga ana tjetër, shërbimi i zjarrfikësve ka pranuar se ekzistojnë rreziqe në rast se ndodh një zjarr në terminalin e ri.

“Është e qartë vetvetiu që nëse vendos një çati dhe ngjesh një terminal autobusësh nën tokë, atëherë bëhet më e ndërlikuar,” thotë Robin Haglund, shef i njësisë për zhvillim urban pranë Shërbimit të Zjarrfikësve të Stokholmit.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%