Lajme

Kritikë e fortë ndaj kufirit të ri të ndihmave sociale: “Rrezikon të rrisë varfërinë te fëmijët”

todayNovember 28, 2025 36

Background
share close

Rregullat e reja të qeverisë suedeze për ndihmat sociale kanë shkaktuar reagime të ashpra nga organizata “Rädda Barnen”. Sipas tyre, ndryshimet mund të sjellin rritje të varfërisë tek fëmijët. Qeveria, nga ana tjetër, thotë se reforma do të ndihmojë më shumë familje të dalin nga vështirësitë ekonomike.

Reforma e ndihmave përfshin një shtrëngim të mënyrës se si llogaritet shuma e socialbidragut, e cila prek të gjitha familjet që marrin ndihmë.

“Familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike tashmë e kanë të vështirë të paguajnë shpenzimet më të nevojshme”, thotë Samira Abutaleb Rosenlundh nga Rädda Barnen.

Ndihma ulet me 75% për fëmijët nga i katërti e lart

Një pjesë tjetër e reformës prek familjet e mëdha. Për prindërit që jetojnë bashkë, shuma e ndihmës për çdo fëmijë do të ulet me 75% duke filluar nga fëmija i katërt.

“Fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për shkak të vështirësive të prindërve apo pengesave që i mbajnë ata larg tregut të punës”, thotë Abutaleb Rosenlundh.

Ministrja: Reforma do të ulë varfërinë

Ministrja e sigurimeve shoqërore, Anna Tenje (M), nuk e ndan shqetësimin e organizatës. Ajo thotë se beson fuqishëm se rregullat e reja do të sjellin përmirësime.

“Jam plotësisht e bindur se kjo reformë do të nxjerrë më shumë fëmijë nga varfëria”, deklaron Tenje.

Burimi: SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/lokalt/uppsala/hard-kritik-mot-regeringens-bidragstak-riskerar-att-oka-barnfattigdomen

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%