Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Stokholm ka shpërthyer një krizë serioze në shërbimin e ambulancës. Shumë ambulanca janë jashtë shërbimit për shkak të mungesës së personelit. Kjo ka bërë që qyteti të mbetet pa makina të mjaftueshme për të ndihmuar në raste urgjente.
Sipas gazetës Dagens Nyheter, është thirrur një takim urgjent mes drejtuesve të rajonit dhe përfaqësuesve të punonjësve të ambulancës.
“Nuk kam parë kurrë një situatë kaq të keqe, madje as gjatë pandemisë. Thjesht nuk ka ambulanca, tha Emil Skoglund, përfaqësues i punonjësve të ambulancës.
Ai tregoi raste kur punonjësit janë detyruar të shkojnë vetëm në situata shumë të rënda, si arreste kardiake apo mbytje në ujë, sepse nuk ka pasur ambulanca të lira.
Përveç mungesës së stafit, edhe një riorganizim i shërbimit të ambulancës ka ndikuar në përkeqësimin e situatës.
Autoritetet rajonale po përpiqen të gjejnë zgjidhje sa më shpejt.
Written by: admin