Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Që nga fillimi i vitit, krona suedeze ka qenë valuta më e fortë ndër valutat kryesore botërore. Aktualisht, një dollar amerikan kushton 9,78 krona suedeze, që është një forcim prej 13,2% krahasuar me çmimin e saj në fillim të vitit, kur ishte 11,07 krona për dollar.
Dollari amerikan ka qenë valuta që ka humbur më shumë vlerë dhe është dobësuar ndaj të gjitha valutave kryesore që prej se Donald Trump mori detyrën si president në fillim të vitit.
Sipas indeksit të valutave G10 të agjencisë së lajmeve Bloomberg, krona suedeze ka bërë kthesën më të madhe pozitive, pas disa viteve me performancë të dobët.
Përveç kronës, edhe valutave të tjera u është rritur vlera kundrejt dollarit. Franka zvicerane është forcuar me 11,4%, ndërsa euroja me 9,7%. Edhe dollari australian është forcuar, ndonëse më pak me vetëm 1,6%.
Përveç këtyre valutave, në grupin G10 përfshihen edhe paundi britanik, yeni japonez, dollari kanadez, dollari i Zelandës së Re dhe krona norvegjeze.
Written by: admin
Notifications
Post comments (0)