Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Krona suedeze po tregon forcë të jashtëzakonshme në tregjet financiare, duke u rritur me 3,54% kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit. Të dielën, një dollar amerikan kushtonte 10,69 krona, duke e bërë monedhën suedeze më të fortën mes valutave të grupit G10.
G10 përfshin njëmbëdhjetë nga monedhat më të tregtuara në botë, dhe krona suedeze ka kryesuar listën si më e forta deri më tani këtë vit.
Përveç saj, performancë të mirë kanë shënuar edhe yeni japonez dhe dollari australian, të cilët janë rritur me 3,21% dhe 2,65% kundrejt dollarit amerikan. Në anën tjetër, paundi britanik dhe franga zvicerane kanë mbetur pas, me rritje të lehta prej vetëm 0,56% dhe 0,84%.
Ekspertët e tregut financiar shprehen se krona suedeze ka përfituar nga stabiliteti ekonomik i Suedisë dhe nga pritshmëritë për ndryshime në politikat monetare globale.
Burimi: Aftonblandet
Written by: admin
Post comments (0)