Lajme

Kronikat suedeze kritikojnë Black Friday: konsum, presion dhe shfrytëzim në prapaskenë

todayNovember 28, 2025 15

Background
share close

Në Suedi, disa kronika në mediat e njohura po ngrenë zërin kundër mënyrës se si festohet Black Friday dhe ndikimin që konsumi ka te shoqëria.

Kristoffer Andersson nga Aftonbladet shkruan se ai tashmë “i ka të gjitha”, por megjithatë përpiqet të gjejë kuptimin e jetës duke bredhur nëpër dyqane si Elgiganten gjatë Black Friday. Ai e krahason etjen për të blerë me zakone të tjera si duhanpirja, alkooli, peshkimi dhe vrapimi. Andersson shkon edhe më tej duke thënë se Black Friday po kthehet në një përpjekje të klasës së mesme për të rimarrë rrugët nga, siç i quan ai, “demonstruesit e neveritshëm pro-Palestinë”. Ai madje ironizon se ndoshta gjithçka është “një operacion i ndikimit të huaj i kryer nga DHL”.

Ndërkohë, Essy Klingberg nga Svenska Dagbladet i qaset çështjes nga një këndvështrim tjetër. Ajo kritikon konsumin e tepruar dhe veçanërisht përdorimin e dërgesave në shtëpi gjatë kësaj dite. Klingberg ka lexuar librin e Julia Lindblom, “Den sista milen” “Milje (km) e fundit”, që tregon për padrejtësitë dhe kushtet e vështira të punëtorëve të sektorit të shpërndarjes. Ajo paralajmëron se konsumatorët suedezë duhet të shqetësohen për faktin se mund të bëhen bashkëfajtorë në shfrytëzimin e njerëzve: “të tjerët rrezikojnë jetën dhe shëndetin për rehatinë tonë”.

Këto dy zëra të rëndësishëm sjellin në vëmendje se pas zbritjeve dhe ofertave të mëdha të Black Friday fshihen pyetje të mëdha për etikën, shoqërinë dhe çmimin real të konsumit.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%