Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Personat që kanë borxhe dhe njëkohësisht marrin para mbrapsht nga taksat duhet të dinë se këto para do të përdoren fillimisht për shlyerjen e borxheve të tyre.
Nëse dikush ka borxhe dhe pret rimbursim nga taksat, atëherë rimbursimi i taksave do të kalojë së pari për të paguar borxhet ekzistuese.
Datat e deklarimit dhe rimbursimit këtë vit
Deklarimi i taksave mund të bëhet përmes shërbimit elektronik të Skatteverket duke filluar nga 17 marsi.
Ata që deklarojnë dhe e miratojnë deklarimin në mënyrë digjitale pa bërë ndryshime ose shtesa deri më 31 mars, do ta marrin rimbursimin e taksave mes datave 7 dhe 10 prill.
Nëse këta persona kanë borxhe, atëherë Skatteverket do t’i transferojë paratë për pagesën e borxheve më 4 prill.
Ndërsa personat që e dorëzojnë deklarimin deri më 4 maj, qoftë në mënyrë digjitale ose në letër, do ta marrin rimbursimin e taksave mes datave 9 dhe 12 qershor.
Në rast se ata kanë borxhe, Skatteverket do t’i transferojë paratë për shlyerjen e borxheve më 6 qershor.
Informacione shtesë
Datat për rimbursimin e taksave vlejnë për shumicën e njerëzve, por ato mund të ndryshojnë në disa raste. Më shumë informacion rreth rimbursimit të taksave dhe llogarisë së taksave mund të gjendet në faqen zyrtare të Skatteverket.
Burimi: Kronofogden
Link: https://kronofogden.se/om-kronofogden/nyheter-och-press/nyheter/2026-03-16-har-du-skulder-kan-din-skatteaterbaring-betala-dessa
Written by: admin