Lajme

Kryeministri suedez kërkon shpesh këshilla nga AI

todayAugust 3, 2025 41

Background
share close

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson (M), përdor shërbime të inteligjencës artificiale (AI) në punën e tij si drejtuesi më i lartë politik i vendit.

“E përdor vetë mjaft shpesh. Në rastin më të thjeshtë, për të marrë një ‘mendim të dytë’. Pyetje si: ‘Çfarë kanë bërë të tjerët?’ ose ‘A duhet të mendoj krejt ndryshe?’. Janë të këtij lloji, ” tha kryeministri.

Ai theksoi se nuk ka asnjë plan për të ngarkuar në modelet gjuhësore dokumente politike si hetime shtetërore, raporte, mocione apo vendime.

Kristersson e krahasoi përdorimin e AI-së me mjekët që kërkojnë ndihmën e inteligjencës artificiale për të pasur më shumë këndvështrime.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%